EGJIPT – Raportohen 16 xhihadistë të vrarë në kuadër të fushatës ushtarake “Sinai 2018”

KAJRO, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjashtëmbëdhjetë xhihadistë u vranë dhe 34 u arrestuan në veri dhe në qendër të Gadishullit të Sinait (lindje) në kuadër të operacionit anti-xhihadist që ka nisur prej ditës së premte në Egjipt, njoftoi ushtria.

Fushata ushtarake e quajtur “Sinai 2018” ka nisur një muaj e gjysmë nga organizimi i zgjedhjeve presidenciale me mobilizimin e aviacionit dhe marinës në të gjithë rajonin Sinait, ku dega lokale e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) ndërmerr rregullisht sulme me pasoja tragjike.

Rajonet e Deltës së Nilit (veri) dhe të Shkretëtirës Perëndimore në kufi me Libinë janë gjithashtu të përfshira në këtë operacion.

Në një deklaratë, zëdhënësi i ushtrisë Tamer el-Refaï njoftoi elimimin e 16 elementëve takfiristë (ekstremistë) si dhe arrestimin e 34 personave të tjerë./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.