Ballina Flash

Gjiknuri uron heronjtë e COVID-19 në Elbasan

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim këtë prag fundviti me mjekët, infermierët dhe anëtarët e Institutit të Shëndetit Publik Elbasan.

Duke i uruar një vit të ri të mbarë Gjiknuri gjatë këtij takim vlerësoi sakrificat dhe përkushtimin e tyre në mbrojtje të jetës në luftën me pandeminë.

“Në këtë prag fundviti u mblodhëm bashkë me mjekët, infermierët dhe anëtarët e Institutit të Shëndetit Publik Elbasan të cilët meritojnë respekt maksimal për sakrificat dhe përkushtimin e tyre të përditshëm në mbrojtje të jetës së qytetarëve. I urova një vit të ri sa më të mbarë dhe falenderova për punën fantastike dhe profesionalizmin e treguar”, shprehet Gjiknuri.

Gjiknuri gjithashtu i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen për mbrojtjen e jetës së tyre por edhe të të tjerëve.

“Teksa vijon plani kombëtar i vaksinimit, një ftesë për të pavaksinuarit të vaksinohen një orë e më parë për mbrojtjen e jetës së tyre dhe qytetarëve të tjerë sepse vetëm duke u bërë bashkë në këtë betejë mund ta mposhtim pandeminë”, apeloi Gjiknuri.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Franca regjistron 208,000 raste të reja brenda një dite
Artikulli tjetërOBSH – Spitalet në rrezik kolapsi për shkak të ‘cunamit’ Omicron-Delta