Ballina Aktualitet

Rama uron Krishtlindjen: Ditë e bekuar paqeje, pushimi, reflektimi dhe shprese

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjes.
“Mirëmëngjes në këtë ditë të bekuar paqeje, pushimi, reflektimi dhe shprese”, tha Kryeministri Rama, ndërsa ndau një video nga sfida e përballjes me tërmetin e nëntorit 2019.
Kryeministri solli në kujtesë punën e bërë në kuadër të Programit të Rindërtimit, falë së cilit mijëra familje përfitojnë banesa të reja falas me kushte bashkëkohore.
Pamjet e videos risjellin imazhe nga momentet tragjike të lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019, operacionet e kërkim-shpëtimit në rrënoja, përballja me sfidën e strehimit të përkohshëm të banorëve të dëmtuar, e deri te rindërtimi i lagjeve të reja me pallate e shtëpi individuale, të cilat kanë filluar t’i dorëzohen banorëve.
Programi i Rindërtimit vazhdon deri në strehimin e familjes së fundit të prekur nga tërmeti. /m.m/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 2 mijë fluturime ajrore, në nëntor të këtij viti
Artikulli tjetërManastirliu uron Krishtlindjen: Me mrekullinë e lindjes së jetës në dy maternitetet e Tiranës