TIRANE, 25 dhjetor /ATSH/ Numri i fluturimeve ajrore në Shqipëri përgjatë muajit nëntor 2021 shënoi një rritje prej 70.5 % krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi se në nëntor të këtij viti, u kryen 2 124 fluturime. Ndërsa volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajrore gjatë muajit nëntor 2021, është 190,4 ton, duke u rritur 19,5%, në krahasim me Nëntor 2020.
Sipas INSTAT, në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.835,8 ton duke u rritur me 13,6%, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, volumi i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 13,6%.






















