Ballina Flash

Manastirliu uron Krishtlindjen: Me mrekullinë e lindjes së jetës në dy maternitetet e Tiranës

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zgjodhi të urojë sot Krishlindjen me një urim sa të veçantë edhe të bukur.

Manastirliu ndau një video me pamje nga luindja e bebeve në dy maternitetet e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni”.

“Me mrekullinë e lindjes së jetës në dy maternitetet e Tiranës, ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen”, shprehet Manastirliu.

Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë për bonusin e bebes, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

/k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama uron Krishtlindjen: Ditë e bekuar paqeje, pushimi, reflektimi dhe shprese
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë për 2021