ASUNCION, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Policia e Paraguajit ka nisur hetimet pas vjedhjes së 42 pushkëve të tipit FAL me kalibër 7,62 milimetër dhe zëvendësimin e tyre me armë lodra, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Ernesto Villamayor.
Në një konferencë shtypi ministri u shpreh se po hetohet për të zbardhur ngjarjen dhe se kur janë zhdukur armët.
Villamayor e cilësoi shumë të rëndë incidentin pasi këto armë mund të ndodhen në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare.
Hetuesit vlerësojnë se këto armë të fuqishme mund t’i jenë shitur grupeve kriminale braziliane në kufij për një çmim rreth 10 000 dollarë secila./
/v.b/























