PRAGË, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Kryeministri çek, Andrej Babis i njohur për qëndrimet e tij kundër migrantëve u shpreh në një komunikatë për shtyp se mbështeste idenë e zbatimit të një ”plani gjithëpërfshirës veprimi’’ për të frenuar migrantët e paligjshëm, një ditë para vizitës së tij në Itali dhe Maltë.
”Nëse Italia dhe Malta nuk i mirëpret migrantët e paligjshëm, është pikërisht Spanja që i strehon ato. Në këtë mënyrë ne i përcjellim një mesazh migrantëve se është e mundur të shkohet në Europë, nga Maroku nëpërmjet Spanjës. Ky korridor duhet të bllokohet, në të kundërt nuk do të frenojmë dot fluksin migrator”, pohoi Babis.
”Unë jam gati të bisedoj me liderët evropianë dhe të marrë pjesë në zbatimin e një plani gjithëpërfshirës veprimi’’, shtoi Babis, biznesmeni miliarder dhe lideri i lëvizjes populiste ANO./
/v.b/













