Ballina Bota

PARAGUAJ – Vidhen 42 pushkë të policisë dhe zëvendësohen me armë lodra

ASUNCION, 27 gusht /ATSH-AFP/ – Policia e Paraguajit ka nisur hetimet pas vjedhjes së 42 pushkëve të tipit FAL me kalibër 7,62 milimetër dhe zëvendësimin e tyre me armë lodra, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Ernesto Villamayor.

Në një konferencë shtypi ministri u shpreh se po hetohet për të zbardhur ngjarjen dhe se kur janë zhdukur armët.

Villamayor e cilësoi shumë të rëndë incidentin pasi këto armë mund të ndodhen në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare.

Hetuesit vlerësojnë se këto armë të fuqishme mund t’i jenë shitur grupeve kriminale braziliane në kufij për një çmim rreth 10 000 dollarë secila./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPRAGË – Babis: Nevojitet plan gjithëpërfshirës europian për frenimin e migracionit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e martë 28 gusht 2018