Ballina Ekonomi

INSTAT: Inflacioni në nëntor arriti 3.1 %

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Çmimet e mallrave të konsumit shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit nëntor.

INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor është 3,1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %. Ndërsa krahasuar me muajin tetor çmimet e konsumit u rritën me 0.2 %.

Referuar të dhënave, rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga rritja me 1.77 % e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, pasuar nga rritja me 0.47 % e grupit të transportit dhe 0.34% e grupit qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Një humbje jete dhe 19 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërDëmtohet trageti i linjës Bari-Durrës, MIE grup pune për hetimin e incidentit