TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Çmimet e mallrave të konsumit shënuan rritje të ndjeshme gjatë muajit nëntor.
INSTAT publikoi sot indeksin e Çmimeve të Konsumit që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave.
Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor është 3,1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6 %. Ndërsa krahasuar me muajin tetor çmimet e konsumit u rritën me 0.2 %.
Referuar të dhënave, rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga rritja me 1.77 % e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, pasuar nga rritja me 0.47 % e grupit të transportit dhe 0.34% e grupit qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji.
/r.e/
