Ballina Ekonomi

Furnizimi me energji, OSSH: Problem shkarkesat atmosferike

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Vendi ynë vijon të shoqërohet nga moti i keq përgjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që vërehet përshkallëzim i kushteve atmosferike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSSH) bën të ditur se reshjet, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik kanë shkaktuar probleme në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër.

“Në disa lagje të Shkodrës ka probleme të furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35 kV”, bën të ditur OSSH.

OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrefekti i Lezhës për ATSH: Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë
Artikulli tjetërMoti i keq, ARRSH: Të gjitha akset të kalueshme