Ballina Ekonomi

Moti i keq, ARRSH: Të gjitha akset të kalueshme

TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se pavarësisht reshjeve të shumta orët e fundit, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme normalisht.

ARRSH njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale.

“Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, theksohet në njoftim.

ARRSH bën apel për përdoruesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFurnizimi me energji, OSSH: Problem shkarkesat atmosferike
Artikulli tjetërRama uron besimtarët për festën e Shën Kollit