Ballina Flash

Kushi uron Ditën e Pavarësisë së Elbasanit

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi mori pjesë sot në aktivitetin e veçantë me rastin e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Elbasanit.

Nxënësit e shkollave kishin përgatitur një program të pasur me këngë, valle, pjesë me harqe dhe një ekspozitë me piktura.

Si sot, 109 vite më parë, Aqif pashë Elbasani ngriti flamurin në Elbasan dhe i hapi rrugë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Më të bukur e bënë këtë ditë nxënësit e mrekullueshëm të shkollave tona me koncertin dhe ekspozitën e pikturës organizuar nga ZVA Elbasan. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Elbasanit!”, uroi Kushi.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Drejt Pavarësisë”, çelet ekspozita me artefaktet e firmëtarëve
Artikulli tjetërTabaku: Buxheti, u refuzuan masat nxitëse për konsumin