Ballina Flash

Tabaku: Buxheti, u refuzuan masat nxitëse për konsumin

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot pas rrëzimit në Kuvend të nismës së PD për uljen e çmimeve.

Tabaku u shpreh se, “fatkeqësisht, sot qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20 % në 6 %. Në një situatë të paprecendentë të rritjes së çmimeve, kur çdo qeveri po merr masa për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat në nevojë, qeveria Rama refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë”.

Ajo theksoi se, “659 mijë individë sot janë në minimumin e jetesës. 40 % e buxhetit familjar sot shkon për mbijetesë dhe ushqim, por qeveria rrëzoi nismën tonë për uljen e çmimeve, rriti taksat për fermerët dhe uli kompensimin”.

“Buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit, ligjet me porosi për klientët e qeverisë. Ulet taksa e karburantit për jahtet. Hiqet taksa për qumështin pluhur”, tha Tabaku.

“Çfarë parashikon qeveria për qytetarët e zakonshëm dhe fermerët vitin e ardhshëm? Vetëm rritje çmimesh. Rritjen e TVSH-së në bujqësi, që do të sjellë rritjen e mëtejshme të çmimeve. Rritjen e taksës për gazin, që do të shtrenjtojë koston e jetesës për shqiptarët”, u shpreh Tabaku.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi uron Ditën e Pavarësisë së Elbasanit
Artikulli tjetërOsmani takon Lajçak: Epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke Kosovë-Serbi