Ballina Lajme nga Vendi

“Kopshti zoologjik”me kafshë të balsamosura në një lokal në Boboshticë

TIRANË, 15 Shkurt / ATSH / – Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri (PPNEA), ka publikuar  një shqetësim për atë që ka të bëjë me vrasjen e kafshëve të egra dhe balsamosjen e tyre duke i ekspozuar nëpër lokale.

Konstatimi i fundit është bërë në një lokal në Boboshticë të qytetit të Korçës.

Shqiponja e malit, arinj të murrmë, huta, kukuvajka, dhi të egra, kapronj, lundërza janë vetëm disa nga kafshët e balsamosura që mund të gjenden në një restorant në Boboshticë.

Sipas raportimit të ardhur në faqen syrigjelbër.info, në një nga restorantet kryesorë në këtë fshat gjenden shumë lloje të jetës së egër, të cilat janë kapur, vrarë dhe më pas balsamosur për të zbukuruar lokalin dhe duke e kthyer atë në një kopsht të vërtetë zoologjik me kafshë të ngordhura.

Bije në sy  prezenca e madhe e arinjve të murrmë, mes tyre edhe këlysh. Një pjesë e këtyre kafshëve janë me status të rrezikuar dhe mbrohen rreptësisht me ligj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE, 38.5 milion euro Kosovës për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10
Artikulli tjetërArmand Duka rikonfirmohet në krye të FSHF-së