Ballina Bota

COVID-19 – Spitalet në SHBA në kufijtë e kapacitetit

NJU-JORK, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Spitalet në SHBA janë në një gjendje të mbingarkuar, shumë prej tyre në kufijtë e kapacitetit, për shkak të rritjes së rasteve COVID-19, pjesërisht nga varianti shumë ngjitës Delta.

Një fluks pacientësh me COVID-19, shumica të pavaksinuar, po shkakton presion mbi punonjësit e kujdesit mjekësor dhe shëndetësor në përpjekje për të bërë vend për më shumë njerëz atje ku nuk ka asnjë.

Në të paktën pesë shtete, shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv spitalor janë pothuajse plotësisht të zënë.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alabama, Georgia, Texas, Florida dhe Arkansas kanë më pak se 10 për qind të shtretërve të tyre në dispozicion në kujdesin intensiv./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlmodovar hap Festivalin e Filmit në Venecia
Artikulli tjetër“Shqipëria buzëqesh”, 1,485,250 vaksinime deri tani