Ballina Flash

“Shqipëria buzëqesh”, 1,485,250 vaksinime deri tani

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,485,250 vaksinime në gjithë vendin.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrat e vaksinimit në total.

Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 12,934 vaksinime.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,929,172 vaksina antikovid.

Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Spitalet në SHBA në kufijtë e kapacitetit
Artikulli tjetërFRANKFURT – Lagarde: Po dalim nga pandemia me rimëkëmbje të ekonomisë