ZYRIH, 14 korrik /ATSH-AA/ – UEFA filloi një hetim disiplinor kundër Federatës Angleze të Futbollit pas incidenteve në finalen e EURO 2020.
”Procedurat disiplinore u hapën pas ndeshjes finale të EURO 2020 midis Italisë dhe Anglisë në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës”, tha UEFA në një deklaratë.
“Në përputhje me nenin 31 (4), një inspektor i UEFA-s është caktuar të kryejë një hetim disiplinor mbi ngjarjet ku u përfshinë tifozë që u ndodhën brenda dhe rreth stadiumit”, thuhet në njoftim.
FA gjithashtu përballet me katër akuza, pushtimin e fushën e lojës nga mbështetësit e saj, hedhjen e objekteve nga mbështetësit e saj, shqetësimin e shkaktuar nga mbështetësit e saj gjatë himnit kombëtar italian dhe ndezja e një fishekzjarri nga mbështetësit e saj.
Italia është kurorëzuar kampione e EURO 2020, duke fituar trofeun e tyre të parë evropian që nga EURO 1968./ /os/





















