Ballina Flash

FOTO/ Atmosfera e zjarrtë në “Tirana Fan Zonë” për finalen e “Euro 2020”

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Tirana Fan Zone që prej nisjes së Europianit është kthyer në një stadium.

Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë krijoi mbrëmjen e djeshme një atmosferë të zjarrtë edhe në Tiranë.

Qindra tifozë të dy ekipeve kishin dalë në shesh, me flamuj anglezë dhe italianë, për të mbështetur ekipet e zemrës.

Por dje nuk munguan as personazhet e njohur. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe deputeten Blerina Gjylameti në një tavolinë teksa kanë postuar edhe një fotografi së bashku.

I pranishëm ishte edhe kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca si dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabricio Bucci që gëzoi nga Tirana titullin kampion Europe.

Sheshi “Skënderbej” ishte dje dhe vendi i preferuar për të gjithë yjet e artit dhe të “showbiz”-it shqiptar, të cilët preferuan që finale ta shihnin në Tiranë./k.s/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrukimet në futbollin europian/ Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miraton studimin e fizibilitetit
Artikulli tjetërFOKUS – Pas shumë viteve kubanët dalin në protesta kundër qeverisë komuniste