TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Tirana Fan Zone që prej nisjes së Europianit është kthyer në një stadium.
Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë krijoi mbrëmjen e djeshme një atmosferë të zjarrtë edhe në Tiranë.
Qindra tifozë të dy ekipeve kishin dalë në shesh, me flamuj anglezë dhe italianë, për të mbështetur ekipet e zemrës.
Por dje nuk munguan as personazhet e njohur. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe deputeten Blerina Gjylameti në një tavolinë teksa kanë postuar edhe një fotografi së bashku.
I pranishëm ishte edhe kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca si dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabricio Bucci që gëzoi nga Tirana titullin kampion Europe.
Sheshi “Skënderbej” ishte dje dhe vendi i preferuar për të gjithë yjet e artit dhe të “showbiz”-it shqiptar, të cilët preferuan që finale ta shihnin në Tiranë./k.s/
