Ballina Bota

RUSI – Kremlini: Optimizëm i përmbajtur për samitin Putin-Biden

MOSKË, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Nuk ka gjasa të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete në samitin e ardhshëm Rusi-SHBA në Gjenevë deklaroi Juri Ushakov, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Unë nuk jam i sigurt nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje, do ta shohim, nuk e di. Unë e shoh takimin me optimizëm, por jo me një optimizëm të shkëlqyer”, shtoi ai.

Ushakov vuri në dukje se “amerikanët kanë tendencë të injorojnë marrëveshjet e arritura nën administratën e mëparshme, sidomos nëse kjo administratë dominohej nga një tjetër parti politike”.

“Gjëja më e rëndësishme dhe që nuk ishte e lehtë, ishte axhenda e samitit, ne kemi madje diskutuar paraprakisht renditjen e çështjeve për të cilat udhëheqësit do të përqendrohen”, shtoi ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetja financiare/ Familja nga Malësia e Madhe ndërton fermën e dhive për furnizimin e baxhos së djathit
Artikulli tjetërMbështetja nga IPARD/ Fermeri Adem Aliu punon për një fermë me cikël të mbyllur