Ballina Bota

MEDIA – Një gazetar i AZERTAC humb jetën pas shpërthimit të një mine

BAKU, 5 qershor /ATSH-AZERTAC/ – Korrespondenti i agjencisë azere të lajmeve, AZERTAC, Maharram Alioglu, i dërguar në rajonin e Karabahut, si edhe një nga kameramanët e televizionit shtetëror azer, AzTV, Siraj Abishov, humbën jetën pas shpërthimit të një mine të vendosur nga Armenia, ndërsa ishin në krye të detyrës në rajonin e Kalbajarit.

Që nga dita e parë e konfliktit 44-ditor azero-armen, Maharram Ibrahimov (Alioglu) u dërgua në vijën e frontit për të mbuluar operacionet ushtarake duke përgatitur dhe dërguar lajme nga skena e këtij konflikti.

Si gazetar profesionist, Maharram Ibrahimov ka qenë përherë në qendër të ngjarjeve më të rëndësishme për vendin e tij./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni veror ndikim edhe në transportin ajror/Autoriteti i Aviacionit Civil publikon shifrat
Artikulli tjetërTURQI – Erdogan njofton zbulim të ri të rezervave të gazit në Detin e Zi