BAKU, 5 qershor /ATSH-AZERTAC/ – Korrespondenti i agjencisë azere të lajmeve, AZERTAC, Maharram Alioglu, i dërguar në rajonin e Karabahut, si edhe një nga kameramanët e televizionit shtetëror azer, AzTV, Siraj Abishov, humbën jetën pas shpërthimit të një mine të vendosur nga Armenia, ndërsa ishin në krye të detyrës në rajonin e Kalbajarit.
Që nga dita e parë e konfliktit 44-ditor azero-armen, Maharram Ibrahimov (Alioglu) u dërgua në vijën e frontit për të mbuluar operacionet ushtarake duke përgatitur dhe dërguar lajme nga skena e këtij konflikti.
Si gazetar profesionist, Maharram Ibrahimov ka qenë përherë në qendër të ngjarjeve më të rëndësishme për vendin e tij./ /os/
