Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/8/2018

TBILISSI (Gjeorgji) – Presidenti gjeorgjian, Guiorgui Margvelachvili mban një fjalim në prag të 10-vjetorit të shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

BONN (Gjermani) – Konferencë shtypi e laureatit gjerman të medaljes Fields të matematikës Peter Scholze 08H00 (PHOTO+VIDEO)​

UASHINGTON (SHBA) – SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore.

UASHINGTON (SHBA) – Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson takohet me homologun amerikan, Jim Mattis.

ABIXHAN (Bregu i Fildishtë) – Reagime pas njoftimit për amnisti të Simone Gbagbo nga presidenti, Ouattara. ​

TOKIO (Japoni) – Mbërrin në Japoni sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili do të diskutojë për Korenë e Veriut me kryeministrin japonez, Shinzo Abe ​

CIUDAD JUAREZ (Meksikë) – Presidenti meksikan i zgjedhur, Andres Manuel Lopez Obrador hap një dialog kombëtar për të gjetur një zgjidhje për dhunën e karteleve./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 7 gusht 2018
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA rivendos sanksionet kundër Iranit