TIRANË, 6 maj /ATSH/ Zv/kryeministri Erion Braçe u shpreh sot se votat e marra nga PS janë vota mundi e djerse, të pastra dhe të pacenueshme.
“17.611 vota për PSSH! 54.57 % të votës popullore! 19.23 % të votave të Partisë Socialiste në qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS në Divjakë, Tërbuf, Grabian, Gradishtë, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullimë, Kolonjë!”, u shpreh Braçe.
“Çdo votë, çdo votë deri tek vota e 17.611-të, e pastër, e pacenueshme! Votë mundi e djerse, votë prej punës, vetëm prej punës! Kurrë e blerë! Kurrë e marrë me kërcënim, shantazh, presion, dhunë! Kurrë e kushtëzuar! Zero! Asnjë e tillë!”, tha Braçe.
“Përkundrazi, votë e sfiduar nga një sistem kriminal prej të pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabël, krimi siç nga Ballshi në Tërbuf e Grabian, nga Malësia e Kukësi në Mizë e Zharnec, nga Lushnja në Remas e Bedat, nga Divjaka me zarfa në lagjet e saj!”, theksoi Braçe.
“Kurrë në jetën time nuk i trajtova njerëzit si plaçkë! Kurrë në jetën time nuk i vura njeriut çmim! Ndaj i shoh në sy të gjithë: Mbështetës, votues, kundërshtues!”, u shpreh Braçe.
/r.e/




















