Vaksinimi masiv/ Mbi 572 mijë vaksinime që nga nisja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi sot se që prej fillimit të fushatës së vaksinimit masiv janë kryer 572,226 vaksinime, ndërsa në vend kanë mbërritur më shumë se 748,400 doza vaksine.

Sipas ministres Manastirliu gjatë ditës së sotme janë kryer 15,642 vaksinime në të gjithë vendin.

Shqipëria ndodhet në një situatë të qëndrueshme dhe të kontrolluar të pandemisë COVID-19.

Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.