Ballina Flash

FUTBOLL – Casillas përsëri probleme me zemrën

MADRID, 6 maj /ATSH-AA/ – Portieri i famshëm spanjoll Iker Casillas përsëri ka probleme me zemrën dhe si pasojë është shtruar në spital.

Sipas raporteve të medias, Casillas u shtrua në një spital në Madrid përsëri javën e kaluar për shkak të dhimbjeve të forta në gjoks.

Ai ishte duke luajtur tenis me miqtë kur vuri re që zemra i rrihte shpejt dhe menjëherë thirri mjekun.

Casillas iu nënshtrua testeve, pas së cilave u përjashtua mundësia e një sulmi të ri në zemër. Mjeku sugjeroi që të ishte i kujdesshëm në ditët në vijim.

Casillas pati një atak në zemër më 1 maj të vitit 2019, gjatë stërvitjes me Porton, pas së cilës u detyrua t’i jepte fund karrierës së tij të gjatë dhe të shkëlqyer./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryeprokurori Çela kërkon hetim për shkelje në detyrë nga prokurorja Armarda Xhaferri
Artikulli tjetërVetingu/ KPK shkarkon nga detyra Ramazan Avdiun, gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit