Vetingu/ KPK shkarkon nga detyra Ramazan Avdiun, gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit

TIRANË, 6 maj /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra Ramazan Avdiun, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Ramazan Avdiu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Ramazan Avdiut, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.