Ballina Bota

MV – Mbi 5 000 të vdekur nga COVID-19

SHKUP, 5 maj /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 24 viktima dhe 323 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 153 137, ndërsa numri i vdekjeve në 5 016.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 714 pacientë të tjerë janë shëruar nga sëmundja e COVID-19, duke e çuar në 135 367 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 12 754./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbrëmjet e Tiranës/ Rama publikon videon e violinistit në rrugët e kryeqytetit
Artikulli tjetërRishikimi i nivelit të taksës progresive/ Denaj: 63 % e të punësuarve zero tatim mbi pagën