Mbrëmjet e Tiranës/ Rama publikon videon e violinistit në rrugët e kryeqytetit

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga atmosfera në kryeqytet, ku dëgjohen tingujt e muzikës së violinës së një artisti që performon për qytetarët.

“Mbrëmjet e Tiranës” shprehet Kryeministri në përshkrimin e videos.

Artisti performon nën tingujt e violinës në sheshin “Skënderbej” përballë xhamisë së Et’hem Beut, së cilës tashmë i është rikthyer shkëlqimi pas restaurimit.

Tingujt e violinës krijojnë për qytetarët një simfoni mjaft të bukur, e cila duket si një thirrje qetësie dhe një dritë shprese pas një viti jo të zakontë për shkak të pandemisë.

Tiranës tashmë duket se po i rikthehet buzëqeshja e munguar e po shkon drejt një normaliteti ku muzika, dritat dhe sheshet e kryeqytetit tashmë kanë zë dhe jetë e drita në fund të tunelit për të fituar betejën me COVID-19 duket shumë e afërt.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.