Ballina Bota

BRUKSEL – Maas: Rusia partnere e vështirë, por e domosdoshme

BRUKSEL, 19 mars /ATSH-DPA/ –  Rusia do të mbetet një partnere e vështirë, por e  domosdoshme, pas rizgjedhjes së presidentit rus,  Vladimir Putin, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

“Rezultati i zgjedhjeve në Rusi na befasoi, po aq sa rrethanat në të cilat u zhvilluan këto zgjedhje”, tha Maas duke shtuar se gara politike nuk ishte plotësisht e drejtë në disa aspekte.

Gjithashtu, ai tha se ”ishte e papranueshme pjesëmarrja e Krimesë në votime”.

“Prandaj, ne pretendojmë se Rusia do të mbetet një partnere e vështirë, por gjithashtu e nevojshme, kryesisht kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve të mëdha ndërkombëtare”, deklaroi Maas në Bruksel gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Kjo është arsyeja pse ne duam të ruajmë dialogun. Por, gjithashtu, ne presim kontribute konstruktive nga Rusia, më shumë sesa kohët e fundit”, shtoi Maas./ /a.i/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbledhja e të ardhurave në kinematë amerikane, “Black Panther” i pamposhtur
Artikulli tjetërSfida Shqipëri-Norvegjinë, Panucci: Grupi më bind, do bëjmë më të mirën