MOSKË, 19 prill /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar një ftesë nga homologu i tij amerikan, Joe Biden, për të marrë pjesë në një videokonferencë mbi ndryshimin e klimës.
“Putin do të shpjegojë qasjen e Rusisë për kapërcimin e pasojave negative të ndryshimit global të klimës, me një synim bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Kremlini.
Biden ia bëri ftesën Putinit për të marrë pjesë në samitin dyditor virtual gjatë një telefonate javën e kaluar.
Presidenti amerikan dëshiron, gjithashtu, të takojë Putinin në Europë këtë verë për një takim ballë për ballë, me qëllim diskutimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi.
Putini ende nuk është shprehur nëse do ta pranojë atë ftesë./ /ervo/





















