SPAK po funksionon, mbërtheu gjyqtaren monstër

TIRANË, 19 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama tha tha se SPAK është diçka e re në Shqipëri dhe po funksionon, mbërtheu gjyqtaren monstër.

Në lidhje me deklaratën se Meta dhe Berisha janë kundër Reformës në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama tha se “e di e gjithë Shqipëria e di gjithë bota. Folëm për ta dhe nuk dua të flasë më shumë se e meritojnë”.

“Pyet tërë Shqipërinë. Është ajo që kam thënë dhe e kam përsëritur nuk dua të merrem me ta”, tha ai.

Pyetjes, pse është sukses reforma në drejtësi kur ju akuzojnë se e keni kapur, Rama tha se “nëse e kanë kapur BE dhe Shtete e Bashkuara, po e kam kapur reformën në drejtësi”.

Në lidhje  me pyetjen a do funksionojnë institucionet e pavarura të drejtësisë siç është SPAK, Rama tha se “po atë gjykatësen që bënte kërdinë në Krujë kush e mbërthej, e mbërtheu SPAK-u”.

“Po të jap një shembull që është konkret dhe shumë domethënës dhe një shembull që tregon se SPAK është diçka e re në Shqipëri sepse kurrë nuk do të kishte mundur të ndodhte ajo që ndodhi me atë mostrën atje”, theksoi Kryeministri Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.