Ballina Flash

“Rrënjët”, Xhaçka publikon videon e veçantë të fushatës

TIRANË, 16 prill/ATSH/  Rikthimi në qarkun e Korçës, aty ku e kanë origjinën prindërit e saj si edhe bashkëshorti, për Olta Xhaçkën, kandidaten për deputete të PS është kthim te rrënjët.

Përmes një video të veçantë xhiruar në Ersekë, Rehovë, Vithkuq, Korçë, Pogradec, Pustec, Maliq, Devoll etj, kandidatja Xhaçka, aktualisht ministre për Europën dhe Punët e Jashtme në qeverinë e kryeministrit Rama i bën homazh vlerave të banorëve të qarkut Korçë me mesazhin e bukur të dashurisë për rrënjët dhe përkushtimit ndaj punës e sfidave.

Xhaçka renditet e pesta në listën e kandidatëve të qarkut Korçë, ku PS në zgjedhjet e 25 prillit synon të marrë 7 mandate.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – NATO: Rusia të mos e kufizojë lëvizjen e lirë në Detin e Zi
Artikulli tjetërGJERMANI – Infeksionet mbeten të larta mes valës së tretë Covid-19