GJERMANI – Infeksionet mbeten të larta mes valës së tretë Covid-19

BERLIN, 16 prill /ATSH-DPA/ – Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë raportuar 23 804 infeksione të reja me koronavirus dhe 219 vdekje të reja, deklaroi instituti ”Robert Koch” (RKI) për kontrollin e sëmundjes.

Në raportin e tij të fundit të situatës nga e premtja në mbrëmje, RKI thotë se “pas një rënie të përkohshme në numrin e rasteve gjatë festave të Pashkëve, numrat vazhdojnë të rriten veçanërisht në grupmoshat më të reja”.

Të shtunën një javë më parë, RKI kishte regjistruar 24 097 infeksione të reja dhe 246 vdekje të reja brenda një dite.

Numri i infeksioneve të reja për 100 000 banorë të raportuar brenda shtatë ditësh ishte 160,7 në të gjithë vendin, sipas të dhënave të RKI./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.