ATHINË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Athinën kanë detyruar sot autoritetet shëndetësore greke të pezullojnë programin e vaksinimit në kryeqytet, sipas CNN.
“Për shkak të kushteve të këqija meteorologjike, të gjitha vaksinimet e parashikuaea për sotdo të shtyhen në të gjitha qendrat e vaksinimit të Athinës”, theksoi Ministria greke e Shëndetësisë.
“Qytetarët që kishin programuar vaksinimin e tyre për sot do të informohen për shtyrjen e takimit të tyre”, shtoi ministria.
Është këshilluar për rezidentët të mënjanojnë lëvizjet e panevojshme për shkak të motit ekstrem që ka përfshirë vendin ballkanik./ /ec/






















