Agjencia Telegrafike Shqiptare

GREQI – Reshjet e dendura të dëborës pezullojnë edhe programin e vaksinimit

ATHINË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Athinën kanë detyruar sot autoritetet shëndetësore greke të pezullojnë programin e vaksinimit në kryeqytet, sipas CNN.

“Për shkak të kushteve të këqija meteorologjike, të gjitha vaksinimet e parashikuaea për sotdo të shtyhen në të gjitha qendrat e vaksinimit të Athinës”, theksoi Ministria greke e Shëndetësisë.

“Qytetarët që kishin programuar vaksinimin e tyre për sot do  të informohen për shtyrjen e takimit të tyre”, shtoi ministria.

Është këshilluar për rezidentët të mënjanojnë lëvizjet e panevojshme për shkak të motit ekstrem që ka përfshirë vendin ballkanik./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version