Ballina Flash

Australia shumë pranë marrëveshjeve me Google dhe FB

SIDNEI, 15 shkurt /ATSH-AFP/ – Google dhe Facebook janë shumë pranë arritjes së marrëveshjeve me mediat australiane për t’i paguar ata për rimarrjen e përmbajtjeve të tyre, njoftoi sot një zyrtar i lartë australian, në një kohë kur gjigantët e internetit po përpiqen të shmangin një legjislacion të detyrueshëm të qeverisë australiane.

Sekretari australian i Thesarit, Josh Frydenberg deklaroi se diskutimet me drejtorin e përgjithshëm të Facebook, Mark Zuckerberg dhe me drejtorin e përgjithshëm të Google, Sundar Pichai kishin bërë progrese të mëdha për zgjidhjen e këtyre pakënaqësive.

Qeveria australiane po punon për një “kod detyrues të sjelljes”, që synon të rregullojë marrëdhëniet mes mediave tradicionale në vështirësi të mëdha financiare dhe gjigantëve që dominojnë internetin, midis të cilave Google dhe Facebook, të cilat marrin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga reklamat.

Të dy Facebook dhe Google kanë kërcënuar të pezullojnë shërbimet e tyre nëse projekti Australian, aktualisht i studiuar në Parlament vihet në zbatim në formën aktuale.

Por, Frydenberg konfirmoi sot për stacionin publik ABC se negociatat me dy grupet kishin bërë progrese të mëdha gjatë fundjavës.

“Besoj se ne jemi shumë pranë marrëveshjeve tregtare shumë të rëndësishme”, theksoi ai duke shtuar se kjo do të transformonte peizazhin mediatik australian./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Kufizim tre ditor për dy milionë banorë në Aucland për frenimin e variantit britanik
Artikulli tjetërMETEO – Greqia ngrin në minus 19,9 gradë Celsius