Ballina Bota

METEO – Greqia ngrin në minus 19,9 gradë Celsius

ATHINË, 15 shkurt /ATSH-ANA/ – Ndërsa fronti i ftohtë i stuhisë “Medea” që mbuloi Greqinë është në progres të plotë dhe po shkon sot drejt jugut të vendit, temperatura shumë të ulëta u regjistruan në pjesët veriore këtë mëngjes.

Sipas shërbimit të motit të Observatorit Kombëtar të Athinës, meteo.gr, temperaturat më të ulëta të regjistruara ishin minus 19,9 gradë Celsius në Mesovouno në Kozani, minus 17,1 në Neos Kafkasos në Florina, minus 15,9 në Kilada në rajonin e Kozanit, minus 14,4 në Grevena, minus 14,2 C në Terpyllos të Kilkis dhe minus 13,7 C në qytetin e Follorinës.

Erërat arritën deri në 118 km/h./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAustralia shumë pranë marrëveshjeve me Google dhe FB
Artikulli tjetërMurrizi: Në 25 prill shqiptarët kanë në dorë të çrrënjosin aktorët e pisët të 30 viteve