AMSTERDAM, 29 janar /ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) deklaroi sot se nuk gjeti shqetësime sigurie me vaksinën e prodhuar nga Pfizer-BioNTech, një muaj pas hedhjes së saj në bllok.
”Nuk ka anomali në reaksionet alergjike dhe efektet anësore të raportuara dhe vdekjet nuk ishin të lidhura me vaksinën”, theksoi EMA.
“Të dhënat më të fundit të sigurisë për këtë vaksinë janë në përputhje me profilin e njohur të efekteve anësore”, theksoi agjencia në një raport, duke shtuar se ”asnjë efekt i ri anësor nuk është identifikuar”.
Bashkimi Europian miratoi përdorimin e vaksinës në 21 dhjetor, por vazhdoi të monitoronte për efekte të mundshme anësore dhe reaksione alergjike.
Agjencia kërkoi të vazhdojë të raportojë rastet kur kishte shqetësime, duke thënë se ”vlerësimi i këtyre do të vazhdojë, dhe raportet e sigurisë duhet të publikohen çdo muaj”. /os/





















