Ballina Bota

Çfarë është bigoreksia dhe si e ndryshon ajo perceptimin e dikujt për trupin e vet?

ROMË, 2 nëntor /ATSH/ – Bigoreksia, e njohur gjithashtu si “kompleksi i Adonisit”, është një çrregullim që ndikon në mënyrën se si individët e perceptojnë trupin e tyre, shkruan focus.it.

Ata që vuajnë prej saj – pavarësisht se shpesh kanë një muskulaturë të zhvilluar mirë – vazhdojnë ta shohin veten si të dobët ose fizikisht të papërshtatshëm.

Sipas Institutit të Fiziologjisë Klinike, kjo gjendje prek mijëra persona kryesisht burra të moshës 19 deri në 35 vjeç – me një shkallë përhapjeje që kalon 10% midis atyre që merren me bodibilding.

Megjithatë, ka gjasa që këto shifra të jenë nën vlerësimin real, pasi çrregullimi shpesh mbetet i paidentifikuar ose i padiagnostikuar.

Çfarë ndodh në tru

Hulumtimet e kryera përmes neuro-imazherisë sugjerojnë se bigoreksia mund të lidhet me ndryshime strukturore në tru – konkretisht në zonat që përfshihen në përfaqësimin e imazhit trupor, kontrollin e sjelljes dhe rregullimin e emocioneve.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCNN: Hakerat falsifikojnë alarmet, qytetarët në Rusi dhe Ukrainë marrin mesazhe të rreme për sulme bërthamore
Artikulli tjetërKatundi i Ri në Durrës do të ketë ministadium modern me standardet e UEFA-s