Ballina Bota

COVID-19 – Portugalia kufizon lëvizjet jashtë vendit

LISBONË, 28 janar /ATSH-AFP/ – Portugalia, e goditur nga një shpërthim i rasteve me koronavirus, do të kufizojë lëvizjet jashtë vendit për shtetasit e saj për një periudhë 15 ditore, duke nisur nga e diela, njoftoi sot ministri i Brendshëm Eduardo Cabrita.

“Përveç rasteve të jashtëzakonshme, gjatë 15 ditëshit të ardhshëm, daljet e qytetarëve kombëtarë në rrugë ajrore, tokësore apo detare do të jenë të kufizuara”, deklaroi ai gjatë një ndërhyrjeje në Parlament për çështjen e rinovimit të gjendjes së jashtëzakonshme duke nisur nga e diela.

Kjo masë e re kufizuese do të hyjë në fuqi në mesnatën e të shtunës.

Portugalia, vendi më i prekur në botë, në raport me popullsinë gjatë dy javëve të fundit, kishte pezulluar tashmë linjat ajrore me Britaninë e Madhe.

Më pas, Lisbona njoftoi pezullimin duke nisur nga e premtja të të githa fluturimeve me Brazilin. .

Komisioni Europian, i shqetësuar për të shmangur mbylljet e kufijve brenda BE-së, rekomandoi të hënën që vendet anëtare të vendosin kufizime të reja të udhëtimit për zonat më të prekura nga virusi, përfshirë për disa udhëtime thelbësore./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgrami ekonomik/ Teliti: PD mbështet një sistem taksimi të thjeshtë me norma të ulta
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte 29 janar 2021