Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 29 janar 2021

TIRANE, 29 janar /ATSH/  -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa.

Moti do të jetë me  vranësira mesatare dhe të dendura. Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit.

Më pas kemi ndërprerje të reshjeve, për tu aktivizuar gjatë natës me intensitet mesatar dhe të lartë në Veri dhe pjesërisht në qendër shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug  me shpejtësi 1-10 m/s, dhe me rrahje deri në 15-20 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore në pasdite. Valëzim i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.8-1.8m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/11 re shi
Kukës -0/8 re shi/bore
Lezhë 3/12 re shi
Dibër -2/6 re shi/bore
Durrës 7/14 re shi
Tiranë 5/14 re shi
Elbasan 3/11 re shi
Berat -0/14 re shi
Vlorë 8/15 re shi
Korçë -1/-5 re shi/bore
Gjirokastër 4/13 re shi
Sarandë 8/17 re shi

 

/e.m/

                                     

                                            

                 

           

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Portugalia kufizon lëvizjet jashtë vendit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/01/2020