Ballina Lajme nga Vendi

Mbetjet urbane, problem që do zgjidhet me programin e fshatrave

TIRANË, 20 korrik/ATSH/-Ndonëse është punuar në drejtim të mbetjeve urbane, çështja e pastërtisë mbetet ende problematike në vend.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ndërsa sqaroi para përfaqësuesve të bashkive se programi dedikuar 100 fshatrave, do të ketë pjesë të rëndësishme edhe eleminimin e kësaj problematike.

“Është e domosdoshme edhe ajo që do të bëjmë së bashku për mbetjet urbane ne zonën e fshatit. Është problem i madh që ka marrë disa zgjidhje në njolla të caktuara të hartës së Shqipërisë, por ka shumë njolla të zeza që duhen pastruar nga harta”-tha Rama.

Duke shmangur sorollatjet, kryeministri bëri të ditur se adresa kryesore me të cilën do i duhen më së shumti kryetarëve të bashkive të komunikojnë lidhur me projektet, do të jetë ajo e zyrës së koordinatores kombëtare, duke vijuar me ministrinë e Bujqësisë, si kryesore në gjithë këtë proces, ndjekur nga FSHZH dhe institucione të tjera në bashkëpunim.

” Do të doja shumë që akademia me grupet e veta të gjejnë mbështetjen tuaj dhe programet ne proces. Janë grupe që do vijnë tek ju,  për të bërë planifikimet  e nevojshme. Ju nuk keni asnjë barrë financiare por  atë të përfshirjes së drejtpërdejtë për të tejçuar vizionin tuaj”, -përfundoi Rama.

z.tosku/ /a.g/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIdentifikim i projekteve për zhvillim të zonave rurale
Artikulli tjetërChelsea në presing për Pjaniç, Juventus nuk e shet