Ballina SPORT

Chelsea në presing për Pjaniç, Juventus nuk e shet

TIRANË, 20 Korrik/ATSH-A. Fortuzi/-. Chelsea kërkon Miralem Pjaniç. Organizatori Juventusit është në qendër të vëmendjes së lodinezëve, të cilë duhet të mundin  dhe konkurencën e Barcelonës, që ka hedhur më herët sytë nga Boshnjaku.

Në gjithë këtë betejë anglo-spanjolle, nuk duhet harruar një detajë, Juventus nuk ka dëshirë ta shes futbollistin e blerë dy sezone më parë nga Roma me shifrën 40 milion euro. Arsyeja është e thjeshtë, Pjaniç në mesfushë, Ronaldo dhe Dybala në sulm, janë asetet taktike kryesore që tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri ka si armë për sezonin  e ri.

Vetë Pjaniç ka pranuar se me Ronaldon, mesfushori do jetë edhe më i motivuar për të dhënë më të mirën.  Por merkato ka rrjedhën e saj dhe loja e transferimeve dhe presioneve për të rritur rrogën ka taktikat e saj. Kështu, Pjaniç të martën darkoi me Ramadanin, menaxherin e tij të ri. Ky i fundit në marrëdhënie shumë të mira me Chelsean. Mediat nisën menjëherë aludimet dhe lojtari nuk i shuajti ato. “E ardhmja te Juventus? No Koment”, tha Pjaniç, duke lënë të hapura diskutimet.

Juventus nis llogaritjet e saj, ofruesi më i mirë apo rritje rroge. Juventus nuk ka dëshirë ta shesë futbollistin boshnjak, por një ofertë mbi 100 mln euro mund të tundonte bardhezinjtë për të lënë të lirë mesfushorin. Pogba duket alternativa, nëse Pjaniç do largohet. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbetjet urbane, problem që do zgjidhet me programin e fshatrave
Artikulli tjetërKualifikimi i Kukësit në Ligën e Kampionëve, Gjici mbledhje urgjente me skuadrën