ZAGREB, 19 korrik /ATSH-AA/ – Federata kroate e Futbollit (HNS) njoftoi se do t’u dhurojë 12 fanella të kombëtares fëmijëve tajlandezë, të cilët u shpëtuan nga një shpellë ku ishin bllokuar për javë të tëra për shkak të përmbytjeve që shkaktuan musonet.
“Pas kthimit të kombëtares kroate nga Kampionati Botëror Rusi 2018, HNS dhe presidenti i federatës Davor Shuker morën vendimin për dhurimin e 12 fanellave të nënkampionëve të botës futbollistëve të rinj nga Tajlanda, të cilët në fund të qershorit për shkak të musoneve u bllokuan në shpellë. Fëmijët e grup moshës prej 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre pritën të shpëtohen më shumë se dy javë dhe operacioni për nxjerrjen e tyre zgjati tre ditë, gjatë së cilës një zhytës humbi jetën”, thuhet në njoftimin e HNS-së.
HNS-ja ndjen kënaqësi për rikuperimin e mirë të futbollistëve të rinj dhe u dhuron fanella në shenjë kujdesi për situatën e vështirë që përjetuan si dhe vazhdimin e dhënies së mbështejes pas këtij aksidenti. /G.S/ a.jor.








