Ballina Lajme nga Vendi

Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë, bashkë kundër dhunës në familje

TIRANE, 19 korrik /ATSH/ -Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe zv.ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo u takuan me Koordinatorët Vendore të Dhunës në Familje.

Në takim u diskutuan çështje të koordinimit institucional si dhe lehtësimi i shërbimeve për viktimat, ndihma ligjore dhe ekonomike si dhe rritjen e kujdesit social sidomos për të miturit.

Kuko në fjalën e saj theksoi rëndësinë e zbatueshmërisë së ligjit për masat ndaj dhunës familjare, si dhe ofroi mbështetjen e plotë të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) për t’iu përgjigjur në kohë reale gjithë problematikave që vijnë nga bashkitë.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore në zbatim të ligjit për masa ndaj dhunës në familje, por edhe ligjit për vetëqeverisjen vendore. Ky format takimi do të vijojë të zhvillohet në mënyrë periodike./e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Trump: Fake news duan të na futin në luftë me Rusinë
Artikulli tjetërFUTBOLL – Kroacia i dhuron 12 fanella fëmijëve tajlandezë të bllokuar në shpellë