Ballina Bota

SHBA – Trump: Asnjë datë për denuklearizimin koreano-verior

UASHINGTON, 18 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan konfirmoi se nuk kishte asnjë datë përfundimtare për denuklearizimin e Koresë së Veriut, pasi kishte theksuar se do të fillonte shumë shpejt.

“Disktutimet vazhdojnë dhe do të zhvillohen shumë mirë dhe marrëdhëniet janë shumë të mira”, theksoi presidenti i SHBA-së, për shtypin duke shpjeguar se kishte folur një ditë më parë në Helsinki me homologun rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk jemi në presion, nuk ka datë përfundimtare”, shtoi ai duke nënvizuar se bëhej fjalë për një proces.

Donald Trump takoi më 12 qershor në Singapor, Kim Jong Un gjatë një samiti historik, gjatë të cilit drejtuesi koreano-verior rikonfirmoi angazhimin e tij në mbështetje të denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

Por, kjo deklaratë e qëllimshme nuk është bërë objekt i asnjë zhvillimi në lidhje me kalendarin dhe mënyrat e këtij procesi, detajet e të cilit duhet të negociohen nga diplomatët e dy vendeve./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRevolucion te Milan, pritet emërimi i Antonio Contes
Artikulli tjetërNdër katër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, tre janë vende të BE