Ballina Flash

”Heathrow” humb vendin e parë në botë për numrin e pasagjerëve

LONDËR, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Aeroporti londinez i ”Heathrow” njoftoi sot se kishte humbur, për herë të parë në histori, vendin si aeroporti numër një i Europës për numrin e pasagjerëve duke ia lënë vendin aeroportit parizian ”Roissy-Charles de Gaulle”.

”Heathrow”, që ndiqet tashmë nga aeroportet e “Amsterdam Schiphol” dhe të Frankfturtit, është penalizuar nga karantina e vendosur nga Britania e Madhe për pasagjerët që vijnë nga shumë vende, si dhe vendosja e testeve shëndetësore nga konkurrentët e saj.

Aeroporti ka pësuar një humbje para taksës prej 1,5 miliardë sterlinash gjatë nëntë muajve të parë të vitit, me të ardhura që u ulën me 60%, në 951 milionë sterlina.

Në total, 19 milionë pasagjerë kanë frekuentuar aeroportin për këtë periudhë, nga 61 milionë në nëntë muajt e parë të 2019.

Për gjithë vitin 2020, ai synon të transportojë 22,6 milionë pasagjerë dhe 37,1 milionë në 2021, shumë larg parashikimeve para krizës shëndetësore. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkademia e Sigurisë/ Mbyllet dita e dytë e testimeve për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme
Artikulli tjetërTeliti: Qeveria në 7 vite u ka marrë fermerëve 100 milion euro nga rritje 24 lekë e taksës së qarkullimit