TIRANË, 28 tetor/ATSH / Në Akademinë e Sigurisë është mbyllur dhe dita e dytë e intervistës dhe testit psikologjik në garën për Patrullë të Përgjithshme, ku do të zgjidhen 400 fitues.
Policia e Shtetit njoftoi sot se “ka përfunduar dita e dytë e intervistës dhe testit psikologjik për kandidatët fitues në dy fazat e para (testi me shkrim dhe ai fizik), për pranimin në Kolegjin e Policisë, në Akademinë e Sigurisë, për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme”.
Policia e Shtetit nënvizon se po gara për të vijuar Akademinë e Sigurisë është duke u zhvilluar me standarde rigoroze dhe me transparencë.
“Akademia po zbaton standarde rigoroze me përzgjedhjen transparente dhe të qartë për çdo kandidat. Konkurrimi do vijojë deri ditën e premte dhe renditja e fituesve do bëhet njësoj si në dy fazat e para, në bazë të qarqeve dhe kuotave të lira që ka çdo Drejtori Vendore e Policisë”, përfundon njoftimi i Policisë. /a.a//r.e/






















